Etna shpërthen, lëshohet alarmi për trafikun ajror në Itali

Etna, vullkani në ishullin italian të Siçilisë, ka shpërthyer përsëri, tha Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Sipas Institutit, ka emetime të forta hiri nga krateret në majë të vullkanit, megjithëse lartësia e tymit nuk mund të vlerësohej dje në mbrëmje. Autoritetet ngritën nivelin më të lartë të alarmit për trafikun ajror, transmeton ATA.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbeti i hapur për momentin. Etna, mbi 3 300 metra, është vullkani më i madh aktiv në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *