Shkroi mbishkrime provokuese në Leposaviq, gruaja shoqërohet në polici

Një femër është shoqëruar në stacionin policor në Leposaviq, pasi dyshohet se kishte shkruar mbishkrime me përmbajtje provokuese në muret e një shtëpie të pabanuar.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas intervistimit dhe shqyrtimit të rrethanave, me urdhër të prokurorit kompetent, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet janë duke e trajtuar rastin si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *