Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë që inkursioni i trupave të tij në rajonin rus, Kursk, është pjesë e një plani fitoreje të cilin ai do t’ia paraqesë homologut amerikan, Joe Biden, muajin e ardhshëm.
Zelensky foli në një forum të martën, ku tha që suksesi i planit varet nga Bideni.
“Mund të tingëllojë ambicioz për disa, por është një plan i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zelensky.
Ai po ashtu e ka përmendur që do t’ua tregojë planin edhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump.