170 gazetarë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës, i cili është sulmuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023, është rritur në 170

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza, jepen informacione për gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite.

Thuhet se gazetari Hamza Abdurrahman Murtaji ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza. Raportohet se numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës, i cili është sulmuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023, është rritur në 170.

Në deklaratë u dënua sulmi i ushtrisë izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës dhe theksohet se Izraeli ishte përgjegjës për vrasjen e gazetarëve.

Në deklaratën drejtuar komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të lidhura me mediat, ata kërkuan vendosjen e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe për të ndërmarrë veprime që ai të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare për krimet e kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *