Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të shkurtojë afatin prej 50 ditësh që i ka dhënë Rusisë në luftën e saj me Ukrainën, raporton Reuters.
Arsyeja është se Putini vazhdon të qëllojë me raketa Kievin.
“Jam i zhgënjyer nga Presidenti Putin”, thotë ai.
Trump tha më herët në korrik se do të vendoste tarifa dhe sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, nëse autoritetet e atjeshme nuk do të binin dakord për një armëpushim brenda 50 ditësh.