Dështon për herë të 52 konstituimi i Kuvendit, vazhdon nesër në ora 14:00

Për herë të 52-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetë të pranishëm 107 në sallë, për votuan 54 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Vlora Çitaku nga PDK kërkoi që Dehari që të kthehet në pikën e rendit të ditës. Edhe Hykmete Bajrami nga LDK, kërkoi nga Dehari që të khehet në pikën e  rendit të ditës. Edhe Time Kadriajaj nga AAK, kërkoi nga Dehari që të kthehet më pikën e  rendit të ditës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se seanca mbahet nesër në ora 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *