Irani pezullon bashkëpunimin me organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian fuqizoi të mërkurën një ligj të miratuar nga parlamenti javën e kaluar për të pezulluar bashkëpunimin me organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Irani ka akuzuar IAEA-në se mban anën e vendeve perëndimore dhe ofron një justifikim për sulmet ajrore të Izraelit, të cilat filluan një ditë pasi bordi i agjencisë së OKB-së votoi për të deklaruar Iranin në shkelje të detyrimeve sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore.

Ligji përcakton që çdo inspektim i ardhshëm i vendeve bërthamore të Iranit nga IAEA duhet të miratohet nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Teheranit.

“Ne jemi në dijeni të këtyre raporteve. IAEA po pret informacione të mëtejshme zyrtare nga Irani”, tha IAEA në një deklaratë.

Veçmas, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi tha në një intervistë me “CBS News”, se bombardimi nga ShBA-ja i vendit kryesor bërthamor Fordow të Iranit e ka “dëmtuar seriozisht dhe rëndë” objektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *