Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.
Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore.
Bashkimi Evropian po ashtu për Klankosova.tv tha se presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.
“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së për Klankosova.tv.