Ministria palestineze e Shëndetësisë paralajmëroi se spitalet në Rripin e Gazës mund të ndërpresin aktivitetin e tyre brenda 3 ditësh për shkak të bllokimit të furnizimit me karburant nga Izraeli, transmeton Anadolu
Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se Izraeli ka bllokuar furnizimin me karburant për spitalet ndërkombëtare dhe të OKB-së në Gaza, duke pretenduar se ato janë “zona ushtarake”.
Më tej u tha se nëse Izraeli vazhdon të bllokojë furnizimin me karburant për spitalet, stoku aktual në spitale do të “zgjatë vetëm për 3 ditë”.
Në rast të mbarimit të karburantit në spitale, spitalet do të mbyllen për arsyen se gjeneratorët në zonat jetike do të ndërpriten, theksohet në deklaratë.
Ushtria izraelite ka sulmuar shpesh spitalet dhe qendrat shëndetësore që nga 7 tetori 2023, kur nisi sulmet ndaj Gazës. Izraeli shënjestron sistemin shëndetësor në Gaza dhe po shkakton që shumica e spitaleve të dalin jashtë funksionit.