Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në miting

Një kandidat për president në Kolumbi është qëlluar tri herë me armë zjarri, gjatë mitingu në kryeqytetin, Bogota.

Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa po u drejtohej disa njerëzve në një park të shtunën. Raportohet se policia ka arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave lokale, gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i kërkoi kombit të lutet për jetën e tij. “Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij,” ka theksuar ajo.

Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke thënë se vuri në rrezik “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *