Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, reagon Zelensky

Edhe një herë, Rusia po tregon se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës dhe terrorit”, tha Zelensky. 

Rusia nisi një sulm masiv ajror kundër Ukrainës, duke e sulmuar me 550 dronë dhe raketa.

Kievi ishte objektivi kryesor i sulmeve të Moskës, me të paktën 23 persona të plagosur dhe 14 prej tyre të shtruar në spital, sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Kryeqyteti ukrainas u godit drejtpërdrejt nga nëntë raketa dhe 63 dronë, duke shkaktuar dëme në tetë zona të ndryshme.

Mbeturinat nga sulmet ranë gjithashtu në më shumë se 30 vende të tjera rreth qytetit, shkruan euronews.

Sipas Klitschkos, sulmi la shtëpi, një shkollë, dyqane, një strukturë mjekësore dhe shumë infrastruktura të tjera civile të dëmtuara.

Pas zjarreve të shkaktuara nga sulmet, banorët janë paralajmëruar për një rënie të ndjeshme të cilësisë së ajrit për shkak të tymit përreth qytetit.

Dhe u është kërkuar të mbajnë dritaret e mbyllura si masë paraprake.

Lagjet më të goditura përfshijnë Solomianskyi, Holosiivskyi, Sviatoshynskyi, Darnytskyi, Dniprovskyi dhe Shevchenkivskyi.

Sipas forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në sulm u përdorën 539 dronë dhe karrem të tipit Shahed, si dhe gjashtë raketa balistike, katër raketa lundrimi Iskander dhe një raketë aerobalistike Kinzhal.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte një nga sulmet ajrore në shkallë më të gjerë, duke e quajtur atë “qëllimisht masiv dhe cinik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *