Ukraina ka vijuar me një fazë të re të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë dhe disa ushtarë janë kthyer në atdheun e tyre.
Zelensky tha “njerëzit tanë po kthehen në shtëpi “.
Sipas postimit të presidentit ukrainas, ushtarët e liruar i përkasin Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare dhe Shërbimit të Rojës Kufitare të Ukrainës.
Të gjithë ata kanë nevojë për kujdes mjekësor, të cilin do ta marrin menjëherë pas kthimit të tyre.
Kjo është faza e dytë e operacionit të riatdhesimit të ushtarëve të plagosur rëndë dhe të sëmurë rëndë.
Zelensky theksoi se po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e të gjithë ukrainasve që mbahen ende në kampet ruse të të burgosurve.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohjen e tij për ata që kontribuojnë në zbatimin e këtyre shkëmbimeve, në mënyrë që, siç vuri në dukje ai, “secili prej tyre të mund të kthehet në Ukrainë”.