Në Maqdoninë e Veriut, nën kushte të reja politike, dikush po thurrë strategji për eskalim të marëdhënieve ndëretnike, ndërsa kjo është më e realizueshmja duke hedhur benzin mbi vatrat e heshtura ndërreligjioze! Gjithnjë kur situata ka qenë më e rëndë për BDI-në, sakaq në skenë politike ka dalur “Xhamia e Prilepit”, si dhe Burmali Xhamia!
Nga Mahir Rexhepi
Shaqir Fetai, duke qenë i brengosur se tanimë është lokalizuar si masë tumurale e cila i nënshtrohet ekzaminimeve të domosdoshme për largimin e atij paraziti vrasës, me t’u kthyer nga haxhi ka hapur siparin e turit të “vizitave” të kota. Ndjehet i vetmuar dhe i rrezikuar, ndaj lutet për pak përkrahje shpirtërore.
Mos e merrni për mahi: vlojnë shpërblimet te Shaqir Fetahi
Në haxh ishte sa për t’i kontrolluar “organet” e veta që i shmangu në “ekzil” duke ua penguar organizimin eventual për dëbimin e Shaqir Fetait, i cili, me këtë “projekt” të paktën e shtyu për pak kohë shkarkimin e tij. Shkoi, i vizitoi ata, ua mati pulsin dhe, i la haxhilerët, vetë u kthye në Çegran, te vendlindja e Nafi Çegranit!
Me t’u kthyer, nisi t’i thërrasë njerëzit prej të cilëve po kërkon që t’ia urojnë haxhin! Këtë pisllëk e nisi me dy “myftinjtë” që i kishte lënë dhe nuk i kishte shpërblyer me haxh. Myftinjtë e Shaqir Fetait që të gjithë e kanë të kryer haxhin, madje kush një herë, kush dy, tri, katër pesë herë! Myftinjtë e Shaqir Fetait pranojnë që të përfshihen nën organizimin e Shaqir Fetait sepse ato organizime sjellin përfitime të majme materiale. Marrin nga nja 3-4 mij euro, para jo nga pasuria e paligjshme e Shaqir Fetait por nga fitri dhe zeqati i myslimanëve të vendit. Pra, me paratë e fitrit, Shaqir Fetai blenë kolltukun e reisul ulemasë. Pra, jo se ka dituri, jo se ka aftësi, jo se ka afinitete, jo se ka intelegjencë, thjesht, ka para fitri e zeqati me të cilën e blenë karrierën e vet të pamerituar.
Pse i ftoi këta dy myftinjë që t’ia bëjnë për hajër haxhin?! Sepse, këta të dy, sakaq, për një grusht parashë mund t’ia fusin qepën Shaqir Fetait, prandaj ky i ftoi që t’ua japë “shpërblimin” që ua dha edhe myftinjëve të tjerë që i dërgoi në haxh. Këta (myftiu i Resnjës dhe i Velesit) nuk kishin pranuar të iknin në haxh sepse ishte kulmi i punëve nëpër fusha e ara!
Selam nga krahu i djathtë i Shaqir Fetait
Në fakt, nuk është se Shaqir Fetait i plasi fort b… për haxhin e “myftinjëve” të vet, madje as se i pagoi se këta e dhanë provimin duke qenë besnik në shërbim të BDI-së gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Shaqir Fetai po i shpaguan për “lojalitetin” e tyre ndaj Shaqir Fetait. Me këtë gjest po i mëson shumë keq, sepse, të tillët, tashmë e kanë dhënë provën që, sapo t’i mbarojnë financat e përbashkëta Shaqir Fetait, ata nisin dhe futen nëpër skemat e puçit. Lehtë ia doli sa e pati përkrahjen shtetërore përmes BDI-së. Po tash?
(Nga burgu po rrjedhin bisedat e “hoxhës” së Velesit i cili u burgos sepse haptazi po blente vota në të mirë të BDI-së. Po thotë se paratë kanë qenë nga fitri e zeqati, të cilat nuk ia ka kërkuar Shaqir Fetai por e ka urdhëruar që të shpenzohen përgjatë fushatës zgjedhore me qëllim që t’i sigurohet një pozicion sa më i lartë politik BDI-së! Sipas Adem Çoreskit, krahut të djathtë të Shaqir Fetait, hoxhës që u burgos duke korruptuar votë, Shaqir Fetai këtë qëndrim të moskërkimit të parave të grumbulluara nga fitri e zeqati, e ka pasur ndaj të gjithë myftinjëve të vendit: të kalojnë zgjedhjet, përdorni edhe fondet tona për BDI-në, e çfarë të ngelin, të dorëzohen në BFI!)
Hedhja e kurbanëve është vjedhje e myslimanëve. Hajnat, herët a vonë, përfundojnë në burg
I largoi nga Maqdonia të gjithë drejtuesit e organeve të BFI-së të cilët as që dinë se çfarë ndodhi me kurbanët! Asnjë aktivitet humanitar, asnjë shpërndarje e mishit të kurbanit nëpër myftini, asnjë fotografi e asnjë incizim që mund të flasë për këtë aktivitet humanitar që duhej të përfshinte gjithë vendin dhe të ishte sa më transparent. Dihet vetëm për “1000 pako” me mish që iu ndanë “Myftinisë” së krahut të u.d. Selver Xhemailit, të emëruar nga Shaqir Fetai e jo i propozuar nga baza e Myftinisë së Tetovës. Se ku shkoi nga kjo “myftini”, as kjo nuk dihet!
Ku ngeli mishi i kurbanëve? Është vetëm një deklaratë publike e njërit prej “drjtorëve” të Shaqir Fetait që thotë se nga kurbanët e sivjemë u ndanë për nevojat e Medresesë Isa Beu 50 ton mish dhe sasia tjetër u nda? Cila sasi? Sa ishte ajo sasi? Po si u ndanë 50 ton për Medresenë! I bie që medresantët për një vit mësimor të hanë nga pesë ton mish në muaj?!?
Kjo deklaratë e vetme publike, si dhe heshtja totale e pjesës tjetër të mishit, flet se kësaj radhe kurbani u vodh si asnjëherë tjetër. Nuk u prenë të gjithë kurbanët. Myslimanët e vendit paguan kurbane ndërsa Shaqir Fetai me ato para e plotësoi buxhtin e mungur që u shpenzua për BDI-në gjatë fushatës zgjedhore. Një pjesë e kurbanëve të prerë u hodhën në plehëra, sepse, nuk pati kush të organizojë shpërndarjen dhe pranimin e tyre në terren, sepse, munguan drejtusit e organeve kolektive të ciltlët dhe organizohen në kohën e kurbanëve që të jenë sa më të shpejtë në shpërndarje të mishit, i cili kësaj radhe ishte në temperaturë mbi 40 gradë. Thjesht, u prish e u krimb! U hodh vetëm ajo pjesë e mishit të kurbanëve të therrur sa për të “dokumentuar” se u therr kurbani dhe se u shpërnda! Por, askush nuk e pa!
Hapni sytë: loja sapo ka filluar
Në Maqdoninë e Veriut, nën kushte të reja politike, dikush po thurrë strategji për eskalim të marëdhënieve ndëretnike, ndërsa kjo është më e realizueshmja duke hedhur benzin mbi vatrat e heshtura ndërreligjioze! Gjithnjë kur situata ka qenë më e rëndë për BDI-në, sakaq në skenën politike ka dalur “Xhamia e Prilepit”, si dhe Burmali Xhamia!
Misionar i zbatimit eventual të këtij skenari të pistë me gjasë do të na dalë Mustafa Topaloski, ish-myfti i Prilepit si dhe djali i hoxhës që u bë viral me puthjen e dorës së Bujar Osmanit! Topaloski po shëtit nëpër Shkup duke agjitu që, në rast të largimit të Shaqir Fetait, që të gjithë të angazhohen që për reis ta sjellin Qenan Ismailin, myftiun aktual të Shkupit, njërin prej militantëve më praktik të BDI-së. Pra, Mustafa Topaloski i “Xhamisë së Prilepit”, angazhohet për Qenan Ismailin e Burmali Xhamisë!
Pra, për zbatimin e këtij skenari të BDI-së duhet që të dalin në sipërfaqe puthadorët më të shpifur të BDI-së. Se sa do t’ia dalin që ta destabilizojnë politikisht vendin duke atakuar në elementet fetar të vendit, përmes aktualizimit të “Xhamisë së Prilepit” dhe “Burmali Xhaminë”, kjo do të shihet shumë shpejt. Ose destabilizim e përforcim të pozitave ose, i mori lumi që të gjithë.