Dështon edhe përpjekja e 43-të për konstituim të legjislaturës së nëntë

Për herë të 43-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Në votimin për Komisionin për votim të fshehtë nga 99 deputetët sa ishin në sallë, 55 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.

Seanca vazhdon me 9 korrik nga ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *