Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë mëngjesin e së enjtes ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, aksioni është kryer me autorizim të prokurorisë kompetente dhe ka për qëllim hetimin e disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim.

Aksioni në objektin e ministrisë është përmbyllur, ndërkohë që pritet që institucionet kompetente të japin detaje të mëtejshme pas përfundimit të hetimeve fillestare.

Prokuroria Themelore ne Prishtine për rastin ne Ministri te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur se nuk ka patur asnjë persona të ndalur, përveç se janë intervistuar në cilësi të dyshuarve në një procedure të rregullt hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *