Neutralizohet droni mbi ndërtesën e qeverisë në Varshavë

Ngjarja ndodhi në një kohë tensioni të shtuar rajonal pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore. Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes së Polonisë (SOP) ka neutralizuar një dron që po fluturonte mbi vende qeveritare të ndjeshme në Varshavë, tha kryeministri Donald Tusk.

Dy shtetas bjellorusë u ndaluan në lidhje me këtë incident dhe policia ka nisur një hetim, tha Tusk, në një postim në X.

Polonia njoftoi se hapësira e saj ajrore u shkel në orët e hershme të së mërkurës nga një rekord prej 19 dronësh, të cilët besohet se vijnë nga Rusia, raporton euronews.

Si përgjigje, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se do të dërgojnë një ekip në Poloni për të ofruar trajnim kundër dronëve.

Qeveria polake ka qenë tradicionalisht një mbështetëse e fortë e përpjekjeve të luftës së Ukrainës.

Mbështetja e plotë për Ukrainën nga Varshava arrin rreth 3.3 miliardë euro, në ndihma ushtarake dhe humanitare.

Polonia ka qenë gjithashtu një nga vendet më mikpritëse në Evropë për refugjatët nga Ukraina që nga pushtimi i plotë i Rusisë në 2022.

Aktualisht, vendi strehon më shumë refugjatë ukrainas se çdo vend tjetër në Evropë, të cilët besohet të jenë rreth 1 deri në 1.6 milion, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *