Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime në Malajzi të hënën, në një përpjekje për të negociuar përfundimin e një konflikti që ka zgjatur katër ditë.

Tailanda tha se një delegacion i udhëhequr nga kryeministri në detyrë Phumtham Wechayachai do të merrte pjesë, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të të dy vendeve për të bërë presion për një armëpushim të menjëhershëm.

Qeveria tailandeze tha se Malajzia i kishte thënë se edhe kryeministri kamboxhian Hum Manet do të merrte pjesë, shkruan BBC.

Raportohet se të paktën 33 ushtarë dhe civilë janë vrarë, ndërsa mijëra shtetas tailandezë dhe kamboxhianë janë zhvendosur që kur shpërthyen luftimet kufitare më 24 korrik.

Në fillim të një vizite private në fushat e tij të golfit skocez, Trump tha se të dy kombet “kanë rënë dakord të takohen menjëherë dhe të punojnë shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, paqe!”

Të dy vendet e falënderuan atë për shqetësimin dhe përpjekjet e tij, megjithëse bombardimet vazhduan.

Ndryshe, mosmarrëveshja midis dy vendeve daton më shumë se një shekull më parë, kur kufijtë e dy kombeve u hartuan pas pushtimit francez të Kamboxhias. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *