“Ishte flakë në kongres, fluturonte si balonë”
Është cilësuar si një ndër përballjet më të bujshme mediatike ajo që pritet të ndodhë në 27 Qershor në CNN mes dy rivalëve në garë për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por përpara dy debateve presidenciale, Donald Tramp insiston me forcë që pasardhësi i tij në detyrë, Presidenti Joe Biden t’i nënshtrohet testit të drogës.
Më herët Trump ka pretenduar se Presidenti Biden kishte marrë drogë përpara fjalimit për gjendjen e kombit në Kongres në Mars të këtij viti.
Kandidati republikan u shpreh i habitur sesi kreu i shtëpisë së bardhë e nisi adresimin e tij shumë i zjarrtë, që dukej sikur fluturonte si një balonë, për që siç thotë ai u shua shpejt.
E teksa ripërsëriti kërkesën për bërjen e testit të drogës nga Biden gjatë një takimi që zhvilloi me mbështetës të partisë së tij në Minneapolis, Trumpi nuk sqaroi nëse edhe ai vetë është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.
Debati i parë mes Trumpit e Bidenit është parashikuar të mbahet në 27 Qershor në CNN, në studiot qendrore të televizionit në Atlanta, Xheorxhia, ndërsa i dyti më 10 Shtator në televizionin tjetër amerikan, ABC.
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump kanë gjashtë muaj kohë deri në 5 Nëntor nga mbajtja e zgjedhjeve për të fituar mbështetjen e votuesve amerikanë për një mandat të dytë.