Konfirmohet i vdekur Presidenti i Iranit dhe 8 persona të tjerë në helikopter

Nuk ka të mbijeruar nga rrëzimi i helikopterit në Iran. Qeveria e Iranit ka konfirmuar vdekjen e Presidentit Ebrahim Raisi së bashku me ministrin e Jashtëm në aksidentin ajror pas rrëzimit të helikopterit të dielën.

Helikopteri qeveritar u rrëzua në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Mediat iraniane konfirmuan se ekipet e shpëtimit gjetën mbetjet e helikopterit në orët e para të mëngjesit të së hënës.Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe personat e tjerë që ishin në bordin e helikoperit humbën jetën gjatë përplasjes, konfirmohet zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *