Një udhëheqës i Hamasit i Bregut Perëndimor ka vdekur në dhomat e paraburgimit izraelit pasi shëndeti iu përkeqësua, njoftoi Autoriteti Palestinez.
Mustafa Muhammad Abu Ara (63) vdiq pasi u transferua në një spital nga burgu Ramon në jug të Izraelit, njoftoi Autoriteti Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.
“Para arrestimit, ai vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe kërkonte monitorim intensiv mjekësor. Megjithatë, që nga momenti i arrestimit, Sheikh Abu Ara, si të gjithë të burgosurit, u përball me krime të paprecedentë që nga fillimi i luftës së shfarosjes”, thuhet në komunikatën për shtyp.
Abu Ara, i cili u arrestua në tetor të vitit të kaluar, iu nënshtrua torturave dhe iu privua kujdesit mjekësor, tha Autoriteti Palestinez.
Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Izraeli, shkruan reuters.
Të paktën 18 palestinezë kanë vdekur në paraburgimin izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor.