Shpërthim i municioneve në zonën e stërvitjes së ushtrisë çeke, nëntë të plagosur

Nëntë persona janë plagosur pas një shpërthimi të municioneve që ka ndodhur në një zonë të stërvitjes të ushtrisë së Çekisë.

Sipas raportimeve të mediave çeke, shpërthimi ndodhi në zonën e stërvitjes Libava në lindje të Republikës Çeke.

Deri tani dihet vetëm për numrin e personave të lënduar dhe nuk janë dhënë më shumë detaje, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *