Erdoan theksoi rëndësinë e veprimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndalur agresionin izraelit dhe theksoi se mbështetja e Italisë për iniciativën e Türkiyes në OKB për të ndalur shitjet e armëve në Izrael do ta forcojë këtë përpjekje, transmeton Anadolu
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti turk gjithashtu i tha kryeministres italiane se mbështetja nga Roma do të forcojë dorën e Ankarasë në përpjekjet e OKB-së për të ndalur shitjet e armëve në Izrael.
Erdoan dhe Meloni po ashtu kanë diskutuar lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
“Presidenti Erdoğan deklaroi se marrëdhëniet Türkiye-Itali po përparojnë çdo ditë dhe theksoi se vëllimi i tregtisë dypalëshe mund të rritet përmes hapave vendimtare, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe në fusha të tjera”, thuhet më tej në njoftim.
Presidenti turk, ka folur edhe për sulmet e Izraelit në Gaza dhe territoret palestineze, si dhe sulmet ndaj Libanit dhe paqeruajtësve të OKB-së, duke thënë se ato janë të papranueshme.
Po ashtu në njoftim theksohet se presidenti turk falënderoi kryeministren italiane për qasjen e saj që mbështet konceptin e familjes, që thekson “vlerat familjare përballë përkrahësve të LGBT-së”.