Kina goditet nga nxehtësia ekstreme si dhe nga përmbytjet

Pjesë të mëdha të Kinës janë vënë në alarm për mot ekstrem, pasi nxehtësia e madhe kërcënon thatësirën në veri, ndërsa në të njëjtën kohë, rajonet jugore janë goditur nga shirat e dendur dhe përmbytjet.

Televizioni shtetëror raportoi të hënën se përmbytjet në provincën jugore të Guangxi kishin shkaktuar dëme totale ekonomike prej rreth 42 milionë euro pasi bllokuan rrugët e transportit dhe prekën shtëpitë dhe të korrat, raporton DW.

Toka bujqësore në provincën Fujian tashmë ka pësuar humbje direkte prej rreth 225 milionë dollarësh në 12 mijë e 350 hektarë.

Kryeqyteti Pekin ka lëshuar paralajmërimin e dytë më të lartë të nxehtësisë, me temperatura që pritet të kalojnë 37 gradë Celsius të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *