Rusia thotë se ShBA-ja është përgjegjëse për sulmin ukrainas në Krime

Rusia tha të dielën se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në Krime, me pesë raketa të furnizuara nga ShBA-ja që vranë të paktën pesë persona, përfshirë tre fëmijë dhe plagosën 124 të tjerë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se katër nga raketat e Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS) të dorëzuara nga ShBA-ja, u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ministria tha se specialistët amerikanë kishin vendosur koordinatat e fluturimit të raketave në bazë të informacionit nga satelitët spiun të ShBA-së, që do të thotë se Uashingtoni ishte drejtpërdrejt përgjegjës.

“Përgjegjësia për sulmin e qëllimshëm me raketa ndaj civilëve të Sevastopolit është mbi të gjitha nga Uashingtoni, i cili i furnizoi me këto armë Ukrainën, dhe nga regjimi i Kievit, nga territori i të cilit u krye ky sulm”, thuhet në reagimin e ministrisë ruse, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *