Rrëzimi i një aeroplani të vogël në autostradën A4 në Seine-et-Marne të Francës ka lënë tre të vdekur pasditen e së dielës, 30 qershor.
Sipas mediave aeroplani i vogël u rrëzua në orën 15:45, midis korsive, pasi ka goditur një linjë të tensionit të lartë.
Nga kjo përplasje thuhet se nuk është goditur asnjë automjet.
“Tre pasagjerët e aeroplanit që sapo ishte nisur nga aerodromi Lognes kanë vdekur”, ka thënë prokurori i Meaux, Jean-Baptiste Bladier.
Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, ka shtuar ai.
Piloti i avionit, një aeroplan i tipit Cesna 172, “kishte patentë piloti që nga viti 2023 dhe kishte, apriori, pak më shumë se 100 orë kohë fluturimi”.