Në fushëbetejë janë shfaqur motoçikletat e çuditshme të ushtrisë ruse, por as ato nuk po i ndihmojnë trupave të Putinit

Motoçikletat ruse të stilit Mad Max ishin të çuditshme, por tani janë bërë edhe më të çuditshme.

Një video e regjistruar nga droni ukrainas, shfaq një motoçikletë të blinduara që ishte e kamufluar me një lloj mbulese që parandalonte sulmet me dronë.

Nuk ishte edhe aq e ngjashme sa i përket modifikimit sikurse tanku breshkë që rusët e nxorën në fushëbetejë – por që edhe kjo pati fatin e njëjtë sikur tanku breshkë – që u shkatërruar.

Droni ukrainas lokalizoi një motoçikletë të tillë të kamufluar duke lëvizur në mes të ditës diku në Ukrainë. Operatori i dronit mori menjëherë urdhër që ta ndjekë.

Pasi iu afrua u përplas në të – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm – dëshmi tjetër se pavarësisht modifikimeve që po i bëjnë rusët, ato nuk po u ndihmojnë fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *