Kryhen matjet zyrtare, gjithçka gati për meçin mes Krasniqin dhe Silvas

Sonte përballja Robin Krasniqi – Jorge Silva

Që të dy boksierët kanë kompletuar me sukses matjet e tyre dhe kanë dal në peshën e lejuar për meçi kryesori që do të zhvillohet sonte.

Robin “Haxhi” Krasniqi i rikthehet ringut për t’u përballur me boksierin portugez, Jorge Silva.

Kjo do të jetë lufta numër 61 në karrierën profesionale të Krasniqit si boksier.

Në këtë mbrëmje do të jenë edhe boksierë të tjerë shqiptarë që do të paraqiten si Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Atdhe Delijaj dhe Erion Veseli që do të ketë debutim në boksin profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *