Sot përballja e gjysmëfinales së Euro 2024 Spanjë – Francë

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francë do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Spanja dhe Franca janë dy kombëtaret e para të cilat kërkojnë një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian. Ndeshja do të zhvillohet në Allianz Arena (Munih) me fillim në ora 21:00.

Pedri nuk ka gjasa të shërohet nga një dëmtim në gju në kohë për të luajtur kundër Francës, që është një goditje e madhe për Spanjën.

Dani Olmo është vendosur të zëvendësojë në mes të fushës dhe ndërsa ishte raportuar se Alvaro Morata ishte pezulluar, sulmuesi është i disponueshëm për lojë.

Nacho dhe Jesus Navas pritet të startojnë në vend të dyshes së pezulluar Robin Le Normand dhe Dani Carvajal.

Te francezët, Adrien Rabiot rikthehet pas një ndalimi prej një ndeshje dhe është vendosur të rimarrë vendin e tij në mesfushë duke zëvendësuar Eduardo Camavingan.

Kylian Mbappe u largua në pjesën e dytë të vazhdimeve kundër Portugalisë, megjithatë është mirë për të filluar ndeshjen.

Didier Deschamps mund të lërë përsëri Antoine Griezmann në stol dhe të kalojë në një formacion 4-3-3 me Ousmane Dembele si sulmues i krahut të djathtë.

Duhet theksuar fakter se Franca është kombëtarja që ka pranuar më së paku gola në Euro 2024 (1 gol), kurse Spanja është kombëtarja që ka shënuar më së shumti gola në Euro 2024 (10 gola).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *