Disa burime të Reuters kanë thënë se Hamasi po kërkon garanci me shkrim nga ShBA-ja për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të forcave izraelite nga Gaza përpara se të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të presidentit amerikan, Joe Biden.
Dy burime egjiptiane të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Hamasi do ta pranonte planin vetëm nëse garancitë ishin në fuqi.
Egjipti mendohet se është në kontakt me ShBA-në për këtë kërkesë, shkruan Sky News.
“Hamasi kërkon siguri për një kalim automatik nga një fazë në tjetrën sipas marrëveshjes së përcaktuar nga presidenti Biden,” tha një burim i tretë për Reuters.