Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tashmë ka mbërritur në Doha, kryeqytetin e Katarit.
Ai u largua nga Jordania dhe është planifikuar të takohet me emirin dhe me kryeministrin e Katarit, shkruan Sky News.
Blinken më pas pritet të mbajë një konferencë shtypi përpara se të fluturojë për në Itali.