Një zjarr masiv ka shpërthyer të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në Varshavë të Polonisë, duke shkatërruar plotësisht objektin kanë njoftuar autoritete e atjeshme.
Për fat të mirë nuk është lënduar askush nga zjarri, kurse qendra Marywilska 44 me afro 1,400 njësi komerciale përfshirë shumë kioska – ishte në mesin e qendrave më të mëdha tregtare në Varshavë, transmeton Telegrafi.
“Pothuajse qind për qind është djegur. Zjarri është përhapur dhe do të nevojiten orë për tu lokalizuar”, tha Mariusz Feltynowski, komandant i departamentit të zjarrfikësve në Varshavë.
Ai shtoi se afro 200 zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e zjarrit.
Në anën tjetër akoma nuk dihet shkaku që çoi në shpërthimin e këtij zjarri të madh.