Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ali Vitia” një person është gjetur i alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *