Zelensky akuzon Kinën se po ndihmon Rusinë për të prishur konferencën e paqes në Zvicër

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi sot Kinën se po ndihmon Rusinë për të prishur konferencën e ardhshme të paqes në Zvicër për t’i dhënë fund konfliktit mbi Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp në forumin e mbrojtjes Shangri-La në Singapor, Zelensky tha se Kina po u bën presion vendeve të tjera dhe liderëve të tyre që të mos marrin pjesë në konferencën e ardhshme.

“Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të prishur konferencën e paqes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *