Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri” dhe do të “përballen” me reagime.
Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit “ka përfunduar”, shkruan CNN.
Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të “veprojnë nëse është e nevojshme”, sipas një interviste në TV shtetëror IRINN të dielën.
“Nëse regjimi sionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”, tha Bagheri.
Autoritetet iraniane i kanë bërë të qarta sulmet e kësaj fundjave, si hakmarrje për një sulm të 1 prillit nga Izraeli, i cili shkatërroi një ndërtesë të konsullatës iraniane në kryeqytetin Damask.