Tërmet në Malin e Zi, nuk raportohet për dëme

Një tërmet mesatar prej 4.3 shkallësh të Rihterit është regjistruar sonte në orën 21:07 në Mal të Zi, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti ishte katër kilometra në perëndim të vendbanimit Çaraxhes të Nikshiqit, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 13 kilometrash, raporton media malazeze “Vijesti”.

Ky tërmet u pasua nga tre tërmete të tjera me magnitudë dy, 3.3 dhe 2.8 ballë, në orën 21:13, 21:23 dhe 21:41, njoftohet në faqen e internetit të Institutit.

Deri më tani, nuk është raportuar për dëme.

Muajin e kaluar një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar po në komunën e Nikshiqit, mirëpo në një vendbanim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *