Sulmi ukrainas goditi objektin rus që prodhon drone me rreze të gjatë, thotë Kievi

Një burim i inteligjencës së Kievit ka thënë se sulmi në Tatarstan goditi një objekt ku Rusia prodhon drone Shahed, të cilët përdoren shpesh në sulmet në territorin ukrainas.

Kjo sipas The Guardian, vjen pasi agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës bëri të ditur se “dëme të konsiderueshme” ishin shkaktuar në një objektiv ushtarak.

Analiza e Reuters e fotografive të postuara në internet sugjeron se një nga dronët goditi gjithashtu një njësi në rafinerinë e naftës Tatarstan Taneco, e cila përbën afërsisht gjysmën e kapacitetit të saj vjetor të prodhimit.

Sipas tyre, ky konsiderohet sulmi më i thellë i Ukrainës deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *