Shpërthimet vdekjeprurëse tronditin Çadin pas zjarrit në një depo municionesh

Një zjarr i madh në një depo municioni ushtarak në Çad ka vrarë të paktën nëntë persona dhe ka plagosur 46 të tjerë, tha ministri i Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve rrezikon të rritet pasi shumë prej të plagosurve ishin në një gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”, u tha gazetarëve Abdelmadjid Abderahim.

Për rreth gjysmë ore gjatë natës kanë zgjatur shpërthimet nga depoja në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena.

Depoja e armëve në Goudji është arsenali kryesor i vendit dhe ndodhet në veri të qytetit pranë selisë ushtarake, bazës së ushtrisë franceze dhe aeroportit. Në lagje ka edhe shumë shtëpi banimi.

Më herët, ministri i Jashtëm, Abderaman Koulamallah, tha për mediat franceze se shkaku i zjarrit ishte aksidental dhe shumë më pak njerëz kishin vdekur sesa ishte frikësuar fillimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *