“Shpërthim në Tiranë”, telefonata alarmon policinë, çfarë po ndodh

Një telefonatë ka alarmuar polcinë mbrëmjen e sotme.

Një qytetar ka deklaruar se në zonën e ish-ekspozitës është dëgjuar një shpërthim, që dyshohet tritol, në një gropë ndërtimi.

Pas marrjes së telefonatës, polciia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *