Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombe në Cetinje, Mali i Zi, jo shumë larg Qendrës Sportive lokale, thanë jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë për “Vijesti”.
Sipas informacioneve jozyrtare, fillimisht ka mbetur i vrarë një pjesëtar i klanit kriminal “Skaljar”, ndërsa një burim nga kreu i Drejtorisë së Policisë ka thënë se një tjetër person ka humbur jetën, gjithashtu pjesëtar i të njëjtit grup të organizuar kriminal.
Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi.
Policia tha se të gjitha ekipet e policisë në dispozicion janë në vendngjarje. Kryetari i bashkisë së Cetinjes është gjithashtu në terren.
Sipas “Vijesti”, aktualisht është duke u kryer një hetim.