Gjilanasja që raportoi se u grabit e u përdhunua nga dy persona, del që gënjeu organet e rendit

Një grua në Gjilan ka raportuar se përveç që është grabitur nga dy persona, ajo edhe është përdhunuar nga ata, e kjo në prani të djalit të saj.

Por e njëjta është arrestuar, pasi dyshohet se këtë rast e ka inskenuar, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë ka folur gazetarja, Arjeta Sinani, e cila tregon se si rrodhi e gjithë ngjarja.

E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur brenda hapësirave të varrezave të qytetit, derisa ajo ka raportuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën e 25 majit, ku pas mesnatës ajo ka qenë duke lëvizur me djalin e saj 17-vjeçar në rrugën kryesore, ku e njëjta ka hasur në dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, e që fillimisht nën kërcënim e kanë futur brenda rrethojave të varrezave, e që fillimisht ia kishin marrur disa stoli ari, e më pas e kanë dhunuar seksualisht”, thotë Sinani në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“E njëjta këtë rast e ka raportuar në polici, ku menjëherë organet e rendit kanë filluar hetimet ndaj këtij rasti, derisa në bazë të provave të cilat ata kanë arritur t’i sigurojnë, del se e gjithë kjo ngjarje ka qenë e inskenuar nga vet ajo”.

“Me rastin tani janë duke u marrë edhe Prokuroria, ku si prova materiale kanë arritur të sigurojnë raportin mjekësor, ku sipas burimeve të cilat kemi arritur t’i sigurojmë, në të thuhet se gruaja po ashtu edhe djali i saj kanë pasur disa gërvishtje në trup, ku si prova materiale kanë edhe disa video-ingjizime”, tregon tutje Sinani.

“Me urdhër të Prokurorit, gruaja është në ndalim për 48 orë, dhe rasti është duke u hetuar si një informacion i raportuar i rremë tek organet e rendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *