Qeveria sllovene miratoi këtë të enjte vendimin për të njohur një shtet të pavarur palestinez, tha kryeministri i vendit, Robert Golob.
“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe sovran,” tha ai në një konferencë shtypi në Lubjanë, raporton Reuters.
Ndërkaq i duhet edhe parlamentit ta aprovoj këtë vendim të qeverisë në ditët në vijim.
Kështu, Sllovenia po ndjek hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.