Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Ministri britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kështu ka njoftuar ambasada britanike përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

“Sot në Kosovë, ne mirëpritëm Ministrin britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson, ku ai shkëmbeu pikëpamjet me Ministrin Xhelal Sveçla mbi mënyrat se si vendet tona mund të intensifikojnë bashkëpunimin në sigurinë e kufirit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada shton se të dy ministrat shkuan për të parë një demonstrim në pikën kufitare në Vërmicë.

“Pastaj, të dy ministrat u nisën për të parë një demonstrim të mbështetjes praktike britanike në kufirin në Vermicë, në rrugë për në një konferencë rajonale në Tiranë për migracionin ilegal dhe sigurinë e kufirit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *