Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar përvjetorin e 75-të të themelimit të Këshillit të Evropës.
“Sot, 75 vjet më parë, u themelua organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut – Këshilli i Evropës”, ka shkruar Kurti në platformën X.
I pari i ekzekutivit ka kujtuar se Kosova tashmë është një vend që plotëson kriteret dhe do të anëtarësohet në organizatë.
“Ky vit shënon pranimin e Kosovës në organizatë si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në platformën X.