Kurti: Kosova me progresin demokratik më të lartë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar raportin“V-Dem Institute”, me bazë në Suedi për progresin demokratik të shteteve, i cili a ka ranguar Kosovën më së larti nga vendet e rajonit.

Në këtë raport, të postuar nga Kurti në platformën “X”,  Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.

“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti për vitin 2024 i “V-Dem Institute e ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *