Kolltuku i shtrenjtë mbi kurriz të popullit

Po flitet se, Shaqir Fetai, ky farë intslacioni i dhunshëm në krye të BFI-së nga forcat destruktive e antiislame dhe antishqiptare, na e paska rrogën shumë të madhe, sa katërfishi i kryetarit të shtetit! Zatën, për këtë rrogë ia nguli thikën pas shpine ish-“babait” të vet! Për këtë rrogë tradhëtoi e po tradhëton. Tradhëtia ndaj idealit është shumëfish më e tmerrshme se ndaj individit! Kë nuk e tradhëtoi Shaqir Fetai?

Nga Venera Mahmuti

Ju kujtohet ish-reisul ulemaja i BFI-së? Trim po, i guximshëm po, politikan i regjur po, drejtues dhe menaxher shumë i suksesshëm po, por, kishte një të metë! Nuk i zinte besë askujt? Gjithnjë ndërmerrte masa, gjithnjë shtonte, freskonte, ripërtërinte ekipin, sepse, e kishte droje kolltukun! Do t’ia merrte dikush! Ndaj, gjithnjë sillte “forca të reja” që do t’ia garantojnë lojalitetin dhe besnikërinë! Në fund, po këta njerëz, të cilëve ua kishte lënë në dorë shpirtin e vet, të cilëve u besonte më shumë se çdokujt tjetër, pikërisht këta, ia ngulën thikën pas shpine! Iu bindën shërbimeve sekrete, urdhërave antiislame dhe antinjerëzore dhe, u tubuan me një urdhër nëntokësor, brenda natës, për ta spostuar nga karriga e reisit, madje e turpëruan, madje e dëbuan, madje sollën vendim që, kush flet me të në telefon “nuk është prej nesh”!
Borxhliu gjithnjë mendon se si ta likuidojë personin të cilit i ka borxh, gjithnjë e mendon lirimin prej tij, pra, jo kthimin e borxhit por, si të lirohet prej tij! Belaxhiu që ka plagosur ndonjë të pafajshëm gjithnjë i ruhet, i ka peng plagët e tij, ose, ai që ka rënë në gjakë, që ka vrarë dikë, gjithnjë ruhet, nuk do takim e kontakt as me pjesëtarët e largët të familjes së viktimës, sepse, i ka borxh material, borxh moral, e borxh gjaku! Mu si Shaqir Fetai Sulejman Rexhepit!
Prandaj Shaqir Fetai natë e ditë i përcjell njerëzit se kush flet, apo kush kontakton me Sulejman Rexhepin, apo me njerëzit e tij! Sulejman Rexhepi e bëri njeri, e bëri profesor, e bëri drejtor sektori, e bëri myfti, ndërsa Shaqir Fetait syri i kishte ngelur te rroga e tij! Në fakt, këtë punën e rrogës e ka shpikur kohëve të fundit, sa për ta kamufluar tradhëtinë që e bëri! Më mirë të quhet lakmitar i kolltukut se sa tradhëtar i idealit!
Tani, meqë Shaqir Fetai nuk di të funksionojë ndryshe përveçse ta imitojë ish-reisin e vet, të bëjë po ato punë që i bënte ai, të veprojë po ashtu siç vepronte ai, të marrë po atë rrogë që e kishte edhe ai, pra, meqë është tërësisht i varur nga mësimet dhe veset e tij, ka filluar të bëhet një Sulejman Rexhepi i vogël, të bëhet kopja e tij e zbehtë, me një dallim që ai (Sulejman Rexhepi) ishte lider karizmatik e ky (Shaqir Fetai) është analfabet funksional! Kontrollon telefonatat, paguan njerëz që t’i përcjellin dhe t’i fotografojnë eventualisht nëse takohen me Sulejman Rexhepin, ka nisur të punësojë dhe t’i avancojë njerëzit e vet, mu ashtu siç paska pas bërë pararendësi i vet! Po flitet se Shaqir Fetai po blenë përkrahje dhe siguri të kolltukut duke ua dhënë nga një rrogë ekstra njerëzve të vet. Pra, Shaqir Fetai sjell vendim “në Rijaset” për t’i paguar ekstra vetëm ata për të cilët ai shpreh dëshirë, ndërsa ata për të cilët ka dyshime se janë në komunikim me Sulejman Rexhepin, nuk ka dhuratë, nuk ka ndonjë pagesë ekstra, nuk ka rritje të rrogave, nuk ka mëditje, nuk ka lëvizje në terren.
Nga BFI-ja qarkullojnë muhabete se të gjithë ata që dëshirojnë ndonjë pare xhepi, duhet të jenë pulena të Shaqir Fetait, ndryshe, ata që nuk pajtohen me “politikat e tij” antiislame dhe antishqiptare ata, jo që nuk kan shpërblime por edhe mund të ecin nga puna! Shaqir Fetai mendon se BFI-ja është firmë e tij private dhe se të punësuarit aty i paguan nga malli i vet. Pra, tërë buxheti i grumbulluar nga fitri, nga zeqati, nga kontributet e ndyshme islame, nga kafshata e gojës së myslimanëve të ngratë, Shaqir Fetai mendon se janë të vetat ndaj dhe, nga aty mund të “marrin” vetëm ata që japin përkrahje, lojalitet dhe dashuri të pederaftë ndaj Shaqir Fetait.
Pra, nëse Sulejman Rexhepi punësonte njerëz që do t’ia shprehin përkrahjen, Shaqir Fetai këtë përkrahje e “siguron” përmes punësimeve të reja (kryesisht analfabetë funksionalë) dhe përmes kushtëzimeve të poshtra ndaj të punësuarve që nga koha e Sulejman Rexhepit, të cilët, nëse dëshirojnë ngritje të rrogave, shpërblime e rrogën e trembëdhjetë, duhet të rrinë sa më larg efendi Rexhepit dhe t’ia shprehin krejt dashurinë “efendi” Fetait, këtij farë “ORAO”-s (kjo paska qenë nofka e Shaqir Fetait si bashkëpunëtor i UDB-së).
Shaqir Fetai e ka degraduar BFI-në deri në një “sipërmarrje” të kotë e fiktive, ka punësuar dhe ka “betonuar” plotë analfabetë funksionalë, lojalistë marioneta, të cilët i ka të lidhur për gishti të mesëm dhe, të cilët, do të lëviznin vetëm kur Shaqir Fetai do ta lëvizte këtë gisht! Këtij avdalli nuk i intereson profesionalizmi, nuk i intereson kualiteti i punës, nuk i intereson misioni i shenjë, avancimi i jetës fetare islame, por, thjesh, i intereson vetëm që të përceptohet si “mesi”, si “shpëtimtar” e si “misionar” rreth të cilit duhet të sillen të gjithë të tjerët, mu si mizat poshte bishtit të kalit.
Po këtyre mirë t’ju bëhet, sepse, hoxhallarët janë e vetmja kategori që nuk kanë sindikatë të tyre që do t’ia mbronte të drejtat dhe që do t’ua siguronte liritë elementare të një punëtori apo nëpunësi. Dhe nuk e kanë e nuk e krijojnë vetëm për shkak se duhet të paguajnë anëtarësi, nga një tarifë simbolike mujore apo vjetore! Prandaj, aty ku mungon maçoku minjtë bëjnë dasëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *