Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia po planifikon të shpallë një paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën.

Bëhet e ditur se pjesë e paketës do të jetë sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Por, njoftimi zyrtar do të bëhet muajin e ardhshëm në Samitin e G7 në Pulia të Italisë nga kryeministrja Giorgia Meloni, shkruan skynews.

Siç raportohet, përveç me sistemin e mbrojtjes ajrore, Italia do ta furnizojë Ukrainën edhe me sistemet e raketave anti-ajrore Stinger dhe raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow”.

Kjo do të jetë paketa e nëntë e Italisë me ndihma ushtarake dërguar Ukrainës.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka kërkuar aleatëve sisteme të mbrojtjes të nivelit të lartë për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve ajrore ruse.

Madje, Zelensky ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s shtatë sisteme të cilat do ta përforconin krahun lindor të Ukrainës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *