Austin: S’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Gazë.

Megjithatë, Austin shtoi se janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e personelit ushtarak.

“Unë nuk flas publikisht për informacione të inteligjencës. Por, aktualisht nuk shoh asnjë tregues se ka ndonjë qëllim aktiv për të bërë diçka të tillë”, tha Austin gjatë një konference për media.
“Thënë këtë… kjo është zonë lufte dhe shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *