Nëntë persona janë plagosur pas një shpërthimi të municioneve që ka ndodhur në një zonë të stërvitjes të ushtrisë së Çekisë.
Sipas raportimeve të mediave çeke, shpërthimi ndodhi në zonën e stërvitjes Libava në lindje të Republikës Çeke.
Deri tani dihet vetëm për numrin e personave të lënduar dhe nuk janë dhënë më shumë detaje, shkruan Reuters.