10 të vdekur nga një sulm me raketë ruse në Chernihiv të Ukrainës

10 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me raketë ruse në veri të Chenihiv të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke treguar për sulmin, ka thënë se 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar në ndërtesën tetëkatëshe në një zonë të banuar dendur, raporton BBC.

Tri raketa kanë goditur afër qendrës së qytetit, kanë treguar zyrtarët. Ky sulm vjen pak orë pas raportimeve për një sulm ukrainas në zonën ushtarake ajrore të okupuar të Krimesë.

Kryetari i Chernihiv, Oleksandr Lomako, ka thënë se ndërtesa është goditur direkt nga njëra prej raketave, e cila kë dëmtuar disa kate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *