Zgjedhjet në Francë, kryeministri Attal nesër ia dorëzon dorëheqjen Macronit

Kryeministri Gabriel Attal ka folur në rezidencën e tij zyrtare, Hôtel de Matignon në Paris, pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, të cilat i ka fituar Fronti i Ri Popullor.

Ai thotë se “sonte, asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë një shumicë” dhe për këtë ai falënderon popullin francez.

Ai gjithashtu thekson se shumë anëtarë të aleancës Ensemble të Presidentit Macron janë rizgjedhur.

“Të qenit Kryeministër është nderi i jetës sime,” shton ai, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

“Sonte, edhe pse Ensemble ka fituar trefishin e numrit të vendeve të parashikuara, ne nuk kemi shumicë,” thotë ai. “Dhe kështu, nesër në mëngjes, unë do t’i dorëzoj dorëheqjen time Presidentit të Republikës”, ka deklaruar ai.

Ai shton, megjithatë, se do të qëndrojë në pozitë sa kohë që detyra e tij e kërkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *